Kompany del nga spitali, shkaku i kolapsit të trajnerit belg i zbulua
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, është del nga spitali pas kolapsit të pësuar për shkak të irritimit të meningjës.

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, e la spitalin ku ishte shtruar pas kolapsit të pësuar për shkak të irritimit i meningjës. Lajmi u konfirmua nga drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Max Eberl përpara ndeshjes së Kupës së Gjermanisë mes Bayernit dhe Magdeburg. "Mendoj se është lajmi më i mirë për të gjithë ne", tha Eberl për ARD. Mjekët zbuluan se çfarë ishte; irritim i meningjiteve që shkaktoi incidentin e së premtes. Vincent Kompany e pësoi kolapsin gjatë një seance stërvitore të së premtes dhe fillimisht u fol për një infeksion viral, një virus që shpesh fshehin irritimin e meningjiteve. "Por tani Kompany është lejuar të shkojë në shtëpi për të plotësuar procesin e rehabilitimit atje -vijoi Eberl- rehabilitim për të do të thotë pushim dhe mjekim. Dhe unë jam shumë, shumë i sigurt se ai do të kthehet shumë shpejt në 100% të formës. Ai do të ketë të gjithë kohën që i nevojitet në dispozicion, gjithnjë e kemi thënë këtë. Për këtë arsye fola për çështje javësh që në fillim".