Shqipëria do të mbetet në një nga vendet me tatime të larta në Ballkan
Shqipëria do të mbetet në një nga vendet me tatime të larta në Ballkan pasi qeveria ka tërhequr propozimin për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritjen e shkallës së re tatimi prej 30% për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj dhe rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%.

Shqipëria do të mbetet në një nga vendet me tatime të larta në Ballkan, pasi qeveria ka tërhequr propozimin për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritjen e shkallës së re tatimi prej 30% për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj dhe rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%.
Krahasimi i normave të tatimit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se Shqipëria do të mbetet në një nga vendet me tatime të larta. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja-Herçegegojnë një normë standarde tatimfitimi prej 10%, ndërsa Mali i Zi nis tatimin nga 9%, duke e rritur në mënyrë progresive deri në 15%. Serbia aplikon një normë prej 15%, të njëjtin nivel me Shqipërinë, pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen në 17%.
Në vendet tjera të përfshira në krahasim, Hungaria ka një normë më të ulët të tatimit mbi fitimin, prej 9%, ndërsa Moldavia aplikon 12% dhe Rumania 16%. Kroacia ka dy norma, 10% dhe 18%, sipas ardhurave të biznesit. Sllovenia dhe Greqia aplikojnë nga 22%, ndërsa Turqia 25%, me norma më të larta për sektorin financiar.
Diferenca është edhe më e madhe në tatimin mbi ardhurat personale. Shqipëria aktualisht aplikon një sistem progresiv, me norma 13% dhe 23% për pjesën e ardhurave të tatueshme mbi pragjet përkatëse, ndërsa paketa e re parashikon një shkallë të tretë prej 30% për pjesën e pagës bruto që tejkalon 700 mijë lekë në muaj. Në Kosovë, norma më e lartë e tatimit mbi ardhurat personale është 10%, po aq sa në Maqedoninë e Veriut. Në Bosnja-Herçege, tatimi mbi pagat është 10% në Federatën e Bosnja-Herçegegos dhe në Distriktin e Bërçelisë, ndërsa në Republikën Srpska është 8%. Mali i Zi aplikon norma prej 0%, 9% dhe 15%, ndërsa Serbia taton pagat me 10%, krahas një tatimi vjetor shumë për individët që tejkalojnë kufijtë e percaktuar të ardhurave.
Në vendet tjera të krahasuara, Sllovenia aplikon norma progresive të tatimit personal nga 16% në 50%, Greqia nga 9% në 44% dhe Kroacia norma të diferencuara sipas bashkive. Turqia ka norma progresive deri në 40%, ndërsa Hungaria aplikon norma të sheshta prej 15%, Moldavia 12% dhe Rumania 10%.
Paketa fiskale për vitin 2027 parashikon ndryshime në taksat mbi ardhurat dhe fitimet, megjithëse qeveria është tërhequr nga rritja e tatimfitimit përfshirë në draftin fillestar. Drafti fillestar parashikonte rritjen me 2 pike për qindje të tatimit mbi fitimin e korporatave, nga 15% në 17%, një masë nga e cila priteshin rreth 5 miliardë lekë të ardhura shtesë. Por më 28 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria nuk do ta rrisë tatimfitimin për biznesin e madh, duke e lënë normën në 15%.
Ndërkohë, tatimi mbi dividendin propozohet të rritet nga 8% në 15%, duke sjellë sipas përllogaritjeve fillestare të Ministrisë së Financave rreth 3 miliardë lekë të ardhura shtesë. Qeveria nuk është tërhequr nga kjo masë.
Kjo do të çonte tatimin mbi dividendin në Shqipëri në një nivel me atë të Serbisë, Malit të Zi dhe Hungarisë, kur krahasohen normat e përgjithshme për individët rezidentë. Në Kosovë, dividendet janë të përjashtuar nga tatimi. Maqedonia e Veriut aplikon normën 10%. Në Bosnja-Herçege, trajtimi i dividendave ndryshon sipas entitetit dhe rezidencës së përfituesit; për pagesat ndaj kompanive jorezidente, norma e përgjithshme e mbajtjes në burim është 5% në Federatën dhe 10% në Republikën Srpska, me mundësi ndryshimi sipas marrëveshjeve tatimore.
Në vendet tjera të krahasuara, Greqia ka norma prej 5%.