PD refuzon pjesëmarrjen në Konferencën e Kryetarëve për Buxhetin e Shtetit 2027
Partia Demokratike ka refuzuar pjesëmarrjen në Konferencën e Kryetarëve për prezantimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2027, duke argumentuar se deputetët nuk kanë pasur mundësi të lexojnë, të studiojnë apo të analizojnë dokumentin.

Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve e cila është planifikuar të mbahet sot në orën 08:30. Në një njoftim për shtyp të grupit parlamentar të PD, u sqaruan arsyet përse kanë vendosur të mos marrin pjesë në konferencë. Sipas tyre, në momentin e njoftimit të mbledhjes deri në mesnatë deputetëve nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të prezantohej sot nga ministri i Financave. Deputetët e PD kanë argumentuar se nuk mund të ketë debat parlamentar pa dokumente dhe pa informacion, dhe se nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga deputetët kur atyre u mohohet mundësia për të ushtruar detyrën. Partia Demokratike ka kërkuar që projektligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, t’u vihet menjëherë në dispozicion deputetëve.