Opozita me pankarta përplas duart në tavolinë në seancën e Kuvendit
Opozita në Kuvendin e Shqipërisë ka mbajtur pankarta me mbështetje për studentët gjatë seancës së sotme, pas përplasjeve të regjistruara në mbledhjen e kaluar.

Opozita në Kuvendin e Shqipërisë ka mbajtur pankarta me mbështetje për studentët gjatë seancës së sotme, pas përplasjeve të regjistruara në mbledhjen e kaluar. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi të lexonte rendin e ditës, por deputetët e opozitës kanë protestuar dhe mbajnë në duar pankarta.
Kjo seancë vjen pas përplasjeve të regjistruara në mbledhjen e kaluar, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe zhvilluan debate të ashpra me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.