Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027: Rishikoni barrën tatimore

2 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, AmCham, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë rritjen e normës standarde të TVSH-së në 21% dhe të tatimit mbi dividendin në 15%.

Foto nga burimi: Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, thirrje qeverisë: Rishikoni barrën tatimore

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë një rritje të konsiderueshme të barrës tatimore për bizneset dhe ndryshojne kushtet mbi bazën e të cilave sipërmarrjet kanë ndërtuar planet e tyre të aktivitetit, financimit dhe investimeve. Ndryshime të tilla do të dekurajonin gjithashtu investitorët e huaj nga konsiderimi i Shqipërisë për biznese në të ardhmen. AmCham vlerëson se çdo ndryshim i rëndësishëm në politikat fiskale duhet të mbështetet në një analizë të plotë të ndikimit ekonomik dhe social, në vlerësimin e kostove dhe përfitimeve të pritshme, si dhe në një proces të mirëfilltë konsultimi me komunitetin e biznesit përpara vendimmarrjes përfundimtare. Lehtësimi i kostos së jetesës dhe mbështetja e qytetarëve, veçanërisht e familjeve më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve, janë objektiva të rëndësishëm. Megjithatë, arritja e tyre duhet të shkojë paralelisht me ruajtjen e një klime të shëndetshme biznesi, nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Për këtë arsye, AmCham kundërshton që financimi i masave sociale të mbështetet në rritjen e barrës mbi bizneset që deklarojnë aktivitetin dhe përmbushin rregullisht detyrimet tatimore, pa u shqyrtuar më parë alternativat e mundshme dhe efektet e ndërhyrjes. Duke marrë parasysh edhe nivelin e nënrealizimit të shpenzimeve buxhetore dhe suficitin e financave publike, çdo rritje e barrës fiskale kërkon një arsyetim të qartë mbi domosdoshmërinë e saj dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave shtesë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.