"U ka ardhur fundi" - Berisha: Rama do ketë fatin e Çausheskut po vazhdoi kështu, ikni nga ky parlament i krimit
Sali Berisha ka deklaruar se Rama do të ketë fatin e Çausheskut nëse vazhdon të mbështetë grupin e strukturuar kriminal të Partisë Socialiste.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste, injoron të gjitha zhvillimet në rrugë, revolten studentore dhe bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Këta mbrojnë krimet e tyre. Këta mbrojnë pasuritë e vjedhura. Këta mbrojnë vrasjet që kanë porositur. Këta janë më kriminëllët në Shqipëri. Këta janë më kriminëllët se ata që ndodhen në qeli. Ikni, ikni edhe ju. Ikni se do ikni. E keni parë ju se çfarë u bënë në debate? Se si ia nxijë fjtyren si legeni? Se si ua nxjerrin fjtyren? Si ka mundësi mor që ngriheni kundër studentëve, ngriheni kundër fëmijëve të shqiptarëve? Pasi u keni vrarë shpresën, doni të vrisni fizikisht. A e kuptoni ju pse luftojnë studentët? A e kuptoni betejën e tyre? Është betejë për çdo shqiptar, është betejë për këtë vend, për të ardhmen e tij, të cilën ia rrembyet, të cilën e shndërroj në pasuri përrethlore, në konto bankare të pafundme, në villa e pallate. Në Evropë dhe në botë nuk ka një grup më kriminal se ju. Kaq është i Koresë së Veriut, por ai është për arsye ideologjike, jo për vjedhjen e qytetarëve. A e kuptoni apo jo, nuk keni vend në parlament ju, vendi juaj është tek ata që i perdorni si mercenarë kundër studentëve. Ndaj dhe largohuni nga parlamenti i krimit, nga parlamenti i hajdutëve më të medhenj, por mbi të gjitha i avokatërit të shpifur të një padrinoje. Fatin e Çausheskut do ketë po vazhdoi kështu. Po më mirë të zgjedhë fatin e padronit të tij, Vuci. Pra, ju mbështesni gangsterin, ju mbështesni Padrinon, Ramaduron, kreun e organizatës kriminale. Ju mbështesni njeriun që u ka vjedhur shqiptarëve miliarda. Ju mbështesni njeriun që shet Shqipërinë, armikun e egër të Kosovës. Ju mbështesni një skllav, një argat të shpifur të Beogradit. Nuk nxorët mësimet, do ta pësoni më keq se ai në fund të fundit pati një mençuri, tha më mirë në burg se sa i tërhequr zvarrë. Kurse ju mendoni se do qëndroni në këto karrige. U ka ardhur fundi. Ju jeni fundi. Ju jeni eksponentë të narkoshtetit që ju ndërtuat në Shqipëri duke mbështetur Edi Ramën për narkoshtetin e pare dhe të vetëm në Evropë. Ju mjeruat shqiptarët, ju shkatërruat qindra mijëra vende punë. Ju jeni të pluhurosur të gjithë, të gjithëve u vjen era kokainë dhe kanabis. Ju keni ndërtuar parajsën mbi krimin dhe ajo parajsë do jetë ferri juaj. Ferri i merituar.