Qeveria heq taksën e naftës, por rrit dyfishim të taksës vjetore për makinat
Qeveria propozon heqjen e taksës së qarkullimit për naftën dhe benzinën, por rrit ndjeshëm taksën vjetore për makinat. Projektligji propozon rritjen e komponentit fiks të taksës vjetore për makinat me cilindratë mbi 2.000 cm³.

Qeveria propozon heqjen e taksës së qarkullimit për naftën dhe benzinën, por rrit ndjeshëm taksën vjetore për makinat. Projektligji propozon rritjen e komponentit fiks të taksës vjetore për makinat me cilindratë mbi 2.000 cm³.
Heqja e taksës së qarkullimit do të reduktojë barrën fiskale mbi karburantet me 32,4 lekë për litër, duke përfshirë edhe efektin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Nga ana tjetër, ndryshimet në taksimin e automjeteve parashikohen të rrisin me 26,6 miliardë lekë në vit të ardhurat që i kalojnë buxhetin e shtetit nga kjo kategori taksash.
Për shumicën e autoveiturave me naftë dhe benzinë, komponenti fiks i taksës do të dyfishohet, ndërsa për makinat me cilindratë mbi 2.000 cm³ rritja do të jetë edhe më e lartë. Ndryshimet përfshijnë edhe taksimin e makinave deri në tre vjet të vjetra, rritjen e detyrimit për automjetet luksoze dhe vendosjen për herë të parë të një takse vjetore për mjetet elektrike.
Skema e re parashikohet të zbatohet nga 1 janari 2027. Projektligji për ndryshimin e ligjit “Për taksat kombëtare”, i hartuar nga Ministria e Financave si pjesë e paketit fiskal dhe depozituar tashmë në Kuvend, parashikon zhvendosjen e një pjesë të barrës fiskale nga konsumi i karburanteve te taksimi vjetor i mjeteve të transportit.
Rritja e taksës vjetore për makinat do të jetë më e madhe për makinat me cilindratë mbi 2.000 cm³. Një automjet dhjetëvjeçar me naftë dhe cilindratë 2.500 cm³, që sot paguan 7.500 lekë në vit, me skemën e propozuar do të paguajë 15.600 lekë. Për një autoveiturë 15-vjeçare me naftë dhe cilindratë 1.900 cm³, taksa do të rritet nga 10.450 në 20.900 lekë në vit.
Projektligji ndryshon gjithashtu koeficientet e vjetërsisë për kategoritë e tjera të mjeteve të transportit dhe autobusët, ndërsa për makinat me cilindratë mbi 2.000 cm³, rritja do të jetë më e madhe.