Flakadanë dhe përplasje në Kuvend, përjashtohen nga seanca 4 deputetë të PD-së
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe ndezën flakadane në sallën e Kuvendit, ndërsa katër deputetë të PD-së u përjashtuan nga seanca plenare.

Seanca plenare e kësaj të enjteje ishte shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit dhe më pas ndezën flakadane në sallë, duke ndërprerë zhvillimin normal të seancës. Pas incidenteve, nga seanca plenare u përjashtuan katër deputetë të Partisë Demokratike: Blendi Himçiu, Ivi Kaso, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati. Pavarësisht tensioneve dhe bllokimit të foltorenës nga opozita, Kuvendi kaloi në votimin e projektligjeve pa zhvilluar diskutime.