Ulja e rreme e taksës, 340 mln euro që hiqen nga nafta, do paguhet te taksat e makinës dhe TVSH
Qeveria ka vendosur që të heqë taksën e qarkullimit mbi karburantet, duke ulë çmimin e naftës me 32.4 lekë për litër. Kjo ulje nuk vjen pa kosto për përdoruesit e makinave, që do të kenë rritje të taksave vjetore.

Qeveria ka vendosur që të heqë taksën e qarkullimit mbi karburantet, duke ulë çmimin e naftës me 32.4 lekë për litër. Kjo ulje nuk vjen pa kosto për përdoruesit e makinave, që do të kenë rritje të taksave vjetore.
Të ardhurat e parashikuara nga taksat e qarkullimit për vitin 2027 rezultojnë rreth 26.0 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja e aplikuar mbi këto taksë, rreth 5,2 miliardë lekë, pra, në total, rreth 31.2 miliardë lekë, ose rreth 340 milionë euro me kursin e sotshëm.
Ndërsa hiqet taksën e qarkullimit, janë rritur taksat mbi automjetet, duke e zhvendosur tërësisht humbjen te përdoruesit e automjeteve. Sipas relacionit, rishikimi i elementeve të formulës së llogaritjes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit, të ardhurat vjetore që parashikohen të arkëtohen në buxhetin e shtetit, pa përfshirë pjesën e të ardhurave që u takon agjencëve të mbledhjes së taksave dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore, vlerësohen në rreth 33,8 miliardë lekë, nga rreth 7,2 miliardë lekë, që parashikohet të arkëtohen në vitin 2026 nga skema aktuale në fuqi, duke sjellë një rritje të të ardhurave prej rreth 26,6 miliardë lekësh në vit. Pra, përdoruesit e makinave do të paguajnë gati 300 milionë euro shtesë taksë makine.
Nga ana tjetër, TVSH do të rritet nga 20 në 21%, që do të shtohet automatikisht mbi çmimin e karburanteve, duke siguruar të ardhura shtesë për buxhetin dhe kosto shtesë për xhepat e bizneseve dhe konsumatorëve.
Në vitin 2025, konsumi i karburanteve në vend ishte rreth 740 mijë ton, sipas Ministrisë së Financave, ose rreth 880 milionë litra. Edhe për 9 mujorin 2027, importet kanë ndryshuar shumë pak. Me çmim mesatar prej 200 lekë për litër, bizneset dhe individët shpenzojnë rreth 1.6 miliardë euro në vit për të blerë karburant. Sipas përllogaritjeve të Monitor, nga rritja e TVSH-së me 1 pikë për qindje, të ardhurat nga TVSH vlerësohet të rriten me 15-20 milionë euro.
Krahas TVSH-së së rritur, në çmimin e naftës do të shtohet edhe një taksë e re për rezervat e naftës, e cila llogaritet në të paktën 3 lekë për litër dhe që, me konsumin aktual, përllogaritet në rreth 2.6 miliardë lekë, ose gati 30 milionë euro në vit.
Në total, vetëm nga taksat e tjera do të paguhen rreth 350 milionë euro, duke tejkaluar përfitimin prej 340 milionë eurosh nga heqja e taksës së qarkullimit.
Projektligji “Për taksat kombëtare” i propozuar nga qeveria parashikon rritjen e taksës vjetore të automjeteve, duke ndryshuar komponentin fiks të formulës së llogaritjes.
Për makinat me cilindratë deri në 2.000 cm³, taksën vjetore do të dyfishohet, ndërsa për ato mbi këtë cilindratë rritja do të jetë 108% për naftën dhe 110% për benzinën. Në taksim futen edhe mjetet e reja 0-3 vjet. Për autoveiturat me vjetërsi nga 4 deri në 30 vjet, koeficientet e vjetërsisë mbeten të pandryshuar.
Një makinë dhjetëvjeçare me naftë dhe cilindratë 2.000 cm³ do të paguajë 12.000 lekë në vit, nga 6.000 lekë aktualisht. Në skemën e taksimit do të përfshihen edhe automjetet deri në tre vjet të vjetra, që sot përdoruesit e makinave do të paguajnë gati 300 milionë euro shtesë taksë makine.
Për automjetet luksoze, taksën e përvitshme do të rritet nga 21.000 në 40.000 lekë, përveç detyrimit të zakonshëm vjetor.
Automjetet elektrike do të paguajnë për herë të parë një taksë fikse prej 15.000 lekësh në vit. Sipas Ministrisë së Financave, ndryshimet në taksimin e mjeteve pritet të rrisin me 26,6 miliardë lekë të ardhurat vjetore të buxhetit të shtetit, ndërsa heqja e taksës së qarkullimit ka një efekt negativ prej 31,2 miliardë lekësh, përfshirë TVSH-në.