Parlamenti i Shqipërisë: një aktrisë teatri i zhurmshëm
Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një aktrisë teatri i zhurmshëm, ku secila palë bën punën e vet dhe askush nuk merret me atë për të cilën qytetarët e kanë dërguar aty. Opozita ndez tymuese, mazhoranca ngre kartonet, ndërsa kryetari i Kuvendit përpqiëtë për të përfunduar votimin përpara se tymi të mbulojë sallën.

Në këtë teatër absurd, secila palë ka gjetur për bukuri rolin e vet. Opozita bën zhurmë për të dëshmuar se po kundërshton, mazhoranca shfrytëzon zhurmën për të votuar pa u shqetësuar nga kundërshtimet. Njëra kujdeset për spektaklin, tjetra për rezultatin. Në fund, të dyja dalin të kënaqura nga salla, ndërsa debati parlamentar nuk ka arritur as tek dera e Parlamentit.
Shqipëria paguan 140 deputetë për të diskutuar ligjet, për të kontrolluar qeverinë dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Në këmbim, merr një shfaqje ku gjysma përpiqet të bëjë sa më shumë zhurmë, ndërsa gjysma tjetër të mbarojë punën sa më shpejt. Njëra palë nuk do të lejojë të flitet, tjetra nuk ka ndër mend të dëgjojë. Të dyja e marrin rrogën të plote.
Dhe ndërsa tymi shpërndahet, kryetari mund të vazhdojë numërimin. Kupa me kapak, kupa pa kapak. Pro, kundra, abstenim s’ka. Miratohet!