Shitësi përfshihet nga flakët në Indonezi pas shpërthimit të papritur i shkaktuar nga bombola e gazit
Një shitës ambulant në Indonezi është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të papritur teksa ecte në rrugë me dy kuti të mëdha me qofte në duar.

Një shitës ambulant në Indonezi është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të papritur teksa ecte në rrugë me dy kuti të mëdha me qofte në duar. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një lagje të qytetit Bandung, në provincën Java Perëndimore. Pamjet tregojnë shitësin duke ecur normalisht, kur papritur njëra prej kutive shpërthen dhe shkakton një top të madh zjarri, i cili e mbështjell për disa çaste. Sipas mediave lokale, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombolë gazi që ndodhej brenda kutisë. Pavarësisht flakëve të fuqishme, burri ka arritur të shpëtojë me dëmtime të lehta. Ai ka pësuar djegie në fytyrë dhe duar, por raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pamjet e incidentit kanë treguar vëmendjen për shkak të shpërthimit të papritur dhe flakëve që përfshinë shitësin në mes të rrugës.