Tabaku: "Çdo biznes që mbyllet, një familje pa bukë"
Deputeti i Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar Paketin Fiskal dhe Buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë se po rendon më tepër barrë fiskale mbi qytetarët, bizneset e vogla dhe shtresën e mesme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër Paketin Fiskal dhe Buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë se po rendon më tepër barrë fiskale mbi qytetarët, bizneset e vogla dhe shtresën e mesme.
Tabaku deklaroi se, pas 14 vitesh qeverisjeje të kryeministrit Edi Rama, shqiptaret vijojnë të përballen me taksa të larta, ndërsa masat e reja fiskale, sipas saj, do ta përkeqësojnë situatën.
Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga deputeti demokrate lidhet me përfshirjen e bizneseve të vogla në skemen e TVSH-së. Sipas Tabakut, kjo masë do t'i vendosë sipërmarrjet e vogla përballë dy alternativave: rritjes së çmimeve ose mbylljes së aktivitetit.
"Çdo biznes i vogël sot mban një familje. Mbas çdo biznesi që mbyllet, është një familje pa të ardhura", u shpreh Tabaku.
Deputeti u ndal edhe te profesionistët e lirë, të cilët i cilësoi si një pjesë thelbësore të shtresës së mesme. Ajo kujtoi betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me taksimin e kësaj kategorie, ndërsa paralajmëroi se vendosja e TVSH-së në nivelin 21%, sipas pretendimit të saj, do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e shërbimeve.
"Sot do të kenë 21% TVSH, duke i detyruar ata që t'i rrisin të gjitha shërbimet e tyre me 21%, gjithmonë nëse ia dalin t'i mbajnë në këmbë bizneset e tyre të vogla", deklaroi ajo.
Një tjetër pikë e kundërshtuar nga Tabaku është ndryshimi i mënyrës së pagesës së taksës së karburantit. Sipas saj, zhvendosja e pagesës nga karburanti te automjeti nuk përben ulje reale të barrës fiskale për qytetarët.
Tabaku hodhi poshtë edhe pretendimet për ulje taksash, duke argumentuar se masat e parashikuara do të sjellin kosto më të larta për familjet dhe bizneset duke nisur nga 1 janari 2027.
"Shoqëria shqiptare, çdo shqiptar, çdo biznes do të paguajë taksë më të larta, duke nisur nga 1 janari 2027. Për shqiptaret, thesin e rrenave. Për miqtë, thesin e miliardave", deklaroi deputeti demokrate.
Tabaku ngriti akuza edhe për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke pretenduar se një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve buxhetore përfitojnë nga interesa të lidhura me qeverinë.
"10 miliardë euro të buxhetit, nga të cilat pothuajse gjysma është taksë e korrupsionit, asgjë e re", u shpreh ajo.
Media që s’e dorëzon pavarësine e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.