Bebe Rexha: "Meant to Be" duhej ta kishte fituar një Grammy
Bebe Rexha ka rikthyer në vëmendje suksesin e bashkëpunimit të saj me Florida Georgia Line, "Meant to Be", duke deklaruar se kënga meritonte të fitonte çmimin Grammy në vitin 2019.

Me rastin e nëntëvjetorit të këtij bashkëpunimi, artistja ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku ka shprehur bindjen se kënga duhej të ishte shpërblyer me çmimin prestigjioz muzikor. “‘Meant to Be’ duhej ta kishte fituar një Grammy. Më falni, por nuk më vjen keq”, ka shkruar Rexha, duke shtuar më pas një pyetje drejtuar fansave: “Kush e fitoi çmimin për muziken më të mirë në vitin kur u nominua ‘Meant to Be’? E kam harruar”.
Me këtë reagim, këngëtarja ka rikthyer diskutimin rreth ceremonisë së vitit 2019 dhe vlerësimin që morën këngët e atij viti. Në edicionin e 61-të të çmimeve Grammy, çmimi për performancën më të mirë country u nda Dan + Shay për këngën “Tequila”.
Ajo madje në një tjetër status të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në X (ish-Twitter) pyeti ndjekësit se kush e kishte fituar atë vit. "Kush e fitoi çmimin 'Best Country' në vitin që 'Meant To Be' e fitoi? Kam harruar", shkroi Bebe Rexha.
Dhe pasi një fan i kujtoi se ishte kënga "Tequila" nga grupi Dan and Shay, ajo e ripostoi atë, duke thënë: "Kënga e mirë".
E publikuar më 24 tetor 2017, “Meant to Be” u shndërue në një nga hitet më të madhe të karrierës së Bebe Rexhës, duke kombinuar elementet e muzikës pop me ato të zhanrit country.
Kënga, e realizuar në bashkëpunim me Florida Georgia Line, u përfshi në EP-në e saj “All Your Fault: Pt. 2”, si dhe në albumin debutues në studio, “Expectations”, treguar në vitin 2018.
“Meant to Be” debutoi në vendin e 61-të në listën prestigjoze Billboard Hot 100, përpara se të ngjitej deri në vendin e dytë. Aty qëndroi pas hitit “God’s Plan” të Drake, i cili nuk e lejoi të arrinte kreun e klasifikimit. Pozita e dytë mbetet renditja më e lartë e arritur nga Rexha në këtë listë, duke kaluar suksesin e mëhershëm të saj me këngën “Me, Myself & I”.
Megjithatë, suksesi i bashkëpunimit ishte edhe më i madh në listën Billboard Hot Country Songs. “Meant to Be” debutoi drejtpërdrejt në vendin e parë, duke e bërë Bebe Rexhën këngëtarën e parë që arriti këtë rezultat që nga momenti kur klasifikimi nisi të përllogaritej duke kombinuar transmetimet në radio, dëgjimet në platformat muzikore dhe shitjet.