Vdekja e akademikut Luan Omari, një figurë e rëndësishme në shkencën dhe kulturën shqiptare
Akademiku Luan Omari, një prej anëtarëve themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare. Ai ishte një figurë e rëndësishme në shkencën dhe kulturën shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e mendimit juridik shqiptar dhe forcimin e institucioneve demokratike e të shtetit të së drejtës.

Akademiku Luan Omari lindi më 10 qershor 1925 në Tiranë dhe kreu arsimin e hershëm në Bari të Italisë. Ai studioi drejtësinë në Beograd dhe Sofje, duke u diplomuar në shkencat juridike. Gjatë karrierës së tij, Omari ishte docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada dhe profesor i teorisë së shtetit dhe së drejtës dhe i së drejtës publike në këtë universitet.
Omari përfaqësoi Shqipërinë në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës dhe ishte autor i dhjetëra studimeve dhe monografive mbi historinë e së drejtës në Shqipëri, të drejtën publike dhe kushtetuese, si dhe sistemin juridik shqiptar. Ai marrë pjesë në proceset dhe debatet kushtetuese për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe të ligjeve kushtetuese pas viteve ’90.
Për kontributin e tij, në vitin 2020, Presidenti i Republikës e nderoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ndërsa në vitin 2016, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i akordoi Çmimin e Karrierës Akademike.
Akademia e Shkencave ka njoftuar se homazhet dhe nderimet për akademik Luan Omari do të zhvillohen më 30 tetor 2026, në ambientet e saj. Në orën 10:00 do të mbahet Akademia Solemne në sallën “Aleks Buda”, ndërsa homazhet do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 13:00. Në orën 13:00, kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi, do të mbajë fjalën e lamtumirës.