Aktualitet

Sfida e pritshmërive

3 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Protesta në Shqipëri duhet të ngjitet në lartësinë për sfidë, por kjo duket bajagi e madhe, tashmë para kundërmassave të ashpra të Ramës.

Foto nga burimi: Sfida e pritshmërive

Gjatë zgjedhjeve serbe, Vučić ishte gati një çerek i punës, por këtej e tutje do të jetë treçerek, thoshin rëndom njerëzit në orët e fundit në Beograd, pak para zgjedhjeve serbe. Ai ishte ekuilibër i plotë, por ai (Vučić) do të manipulojë me shumë gjasa zgjedhjet sepse ishte mjeshtër, ndihesh qoftë në prononcime, por edhe në të folurat e zakonshme të serbëve. Me shumë gjasa, ai do bëjë më të keqen, të pergjigjeshin të tjerët. Krejt befasisht për publikun, shumë shpejt në mbrëmjen e të dielës, Vučić, jo vetëm do të pranonte rezultatet, por do të gatiste edhe mbështetësit për të ardhmen në opozitë.

Kuptohet, pastaj në rolin e autokratëve evropianë e eksportoi fajin por edhe më shumë se kaq u justifikua dhe madje përcolli dhe “shqetësimin” për Serbinë e të ardhmes! Pjesëmarrja masive në zgjedhjet serbe por më shumë se kaq entuziazmi i njerëzve i dha fund një periudhe të hidhur, ku pushteti pakufi i Vučić dhe i njerëzve të tij humbi me shpresën për të mos u kthyer më. Në më shumë se një dekadë qeverisje, pushteti i Vučić u dëmtoi jo vetëm dinjitetin njerëzve, por në rastin e aksidentit korruptiv të Novi Sadit mori dhe jetën e gjashtëmbëdhjetë njerëzve të pafajshëm, duke e zgjatur përgjegjësinë e zinxhirit korruptiv ngado.

Aktualisht gjendja demokratike e Serbisë është e rënë dhe rimëkëmbja e këtij shteti do të kërkojë përpjekje të mendha, nëse premtimi i studentëve dhe angazhimi i domosdoshëm qytetar do të jetë në nivelin e duhur dhe me nota idealizmi. Kjo nuk nën kupton domosdoshmërisht vetëm pjesëmarrje fizike në proceset që kërkojnë ndryshimin në udhën e duhur, por edhe një lloj qartësi dhe vizion mbi proceset që duhen ndërmarrë. Në fakt, ekzistenca e dëshirës për ta bërë Serbinë një vend mirëfilli evropian dëshmohet deri diku nga rezultati zgjedhor dhe ky duhet të jetë edhe shembulli i vetëm i protesteve që po bëhet në Shqipëri.

Anipse, protesta në Shqipëri duhet të ngjitet në lartësinë për sfidë, por kjo duket bajagi e madhe, tashmë para kundërmassave të ashpra të Ramës. Nëse për serbet sfida mbetet ndaj pritshmërive që ka publiku nga premtimet e studentëve dhe profesorëve të tyre, për Shqipërinë sfida është tashmë e transformuar fillimisht protestën, objektivat që duhet të kapë dhe më këtë rast që të kthehet në lëvizje. Ky ishte hapi i parë dhe vendimtar i saj që të kaloi sfidën me të madhe për të t’u identifikuar me objektivat e prekshme dhe të matshme.

Sfida nga pritshmëritë mbetet palca e një lëvizje, pikërisht ajo që ndan dhe evidenton pjekurinë e një komuniteti. Kjo po kërkojë sot, në këtë gjendje amullie dhe boshësi për protestën amorfe në Shqipëri. Vështirë përballe sfidën e pritshmërive është realiteti i hidhur shqiptar dhe paradokset e tij. Amullia jonë. Ne jemi ende në çerekun e punës për të nisur e ndryshuar vendin tonë…

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.