Blushi refuzon konsultimet me Begaj për zgjedhjet vendore
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Në letrën drejtuar kreut të shtetit, Blushi thekson se vëmendja duhet të jetë te protestat dhe kërkesat e studentëve e gjimnazistëve. Ai i kërkon Begajt të përmbshe detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve, pa lejuar që procesi të përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Blushi e konsideron takimin si një procedurë formale dhe të papërshtatshme në situatën aktuale politike. Ai thotë se nuk do të marrë pjesë në një konsultim formal me Begaj, duke shkëputur nga urgjencat kushtetuese dhe kombëtare me të cilën përballet Shqipëria.