Kush do të pasojë Trump në Shtëpinë e Bardhë? Tre emrat që po bëjnë lëvizjet e para për garën e vitit 2028
Gara për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2028 ka nisur të marrë formë shume para shpalljes zyrtare të kandidatëve. Figurat të njohura të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane po shfrytëzojnë fushatën për të zgjeruar ndikimin e tyre politik, të siguruar mbështetje brenda partive dhe të ndërtuar terrenin drejt garës për Shtëpinë e Bardhë.

Gara për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2028 ka nisur të marrë formë shume para shpalljes zyrtare të kandidatëve. Figurat të njohura të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane po shfrytëzojnë fushatën për të zgjeruar ndikimin e tyre politik, të siguruar mbështetje brenda partive dhe të ndërtuar terrenin drejt garës për Shtëpinë e Bardhë.
Në kampin demokrat, ndër emrat që përmenden në diskutimet për kandidaturën e ardhshme janë guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, dhe guvernatori i Kentakit, Andy Beshear. Në të njëjtin kohë, ish-sekretari i Transportit Pete Buttigieg dhe kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez po forcojnë praninë e tyre në fushatat elektorale në disa shtete.
Newsom është angazhuar veçanërisht në shtetet jugore, ku ka zhvilluar aktivitete në mbështetje të kandidatëve demokratë. Vëmendja e tij ndaj këtyre zonave lidhet edhe me rendesimin që ata mund të kenë në procesin e përzgjedhjes së kandidatit demokrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Ndërkohë, Josh Shapiro po përqendrohet kryesisht në Pensilvaninë, një prej shteteve më të rendesishme në garat presidenciale amerikane. Strategjia e tij synon të forcojë pozitat e demokratëve në zonat ku partia ka humbur mbështetje, veçanërisht mes votuesve të klasës punëtore.
Një tjetër emër që po rrit profilin kombëtar është Andy Beshear. Si drejtues i Shoqatës së Guvernatorëve Demokratë, ai është përfshirë në mbështetjen e kandidatëve në shtete të ndryshme, ndërsa aktivitetet publike dhe takimet politike po e bëjnë gjithnjë e më të pranishëm në debatin për të ardhmen e partisë.
Pete Buttigieg ka zhvilluar gjithashtu një aktivitet të gjerë në mbështetje të kandidatëve demokratë, duke u shfaqur në shumë shtete. Edhe Alexandria Ocasio-Cortez po shfrytëzon zgjedhjet e mesmandatit për të forcuar pozitat e krahut përparimtar të demokratëve, veçanërisht përmes mbështetjes së kandidatëve që përfaqësojnë këtë rrymë.
Në kampin republikan, vëmendja kryesore është përqendruar te zëvendës presidenti JD Vance, pozicionimi politik i të cilit lidhet ngushtë me performancën e administratës së Donald Trump dhe rezultatet që republikanët do të arrijnë në zgjedhjet e nëntorit.
Vance është përfshirë në një fushatë të gjerë në disa shtete amerikane, duke mbështetur kandidatët republikanë dhe duke promovuar prioritetet e administratës. Ecuria e partisë në këto zgjedhje mund të ndikojë edhe në mënyrën se si do të vlerësohen ambiciet e tij të mundshme për vitin 2028.
Një tjetër figurë republikane që po zhvillon aktivitet politik është senatori i Teksasit, Ted Cruz. Ai ka intensifikuar mbështetjen për kandidatët republikanë dhe mbledhjen e fondeve, ndërsa ka zhvilluar vizita në shtete që kanë rëndesi të veçantë në procesin e përzgjedhjes së kandidatit presidencial.
Për të dyja partitë, zgjedhjet e mesmandatit nuk janë thjesht një përballeje për kontrollin e Kongresit, por edhe një provë për figurat që mund të kërkojnë nominimin presidencial dy vite më vonë. Rezultatet e nëntorit do të tregojnë jo vetëm forcën elektorale të demokratëve dhe republikanëve, por edhe aftësinë e kandidatëve të mundshëm për të garuar për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.