Sociale
Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj sërish në GJKKO pa avokat, vazhdon bojkoti
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në GJKKO pa avokat për seancën paraprake të dosjes së SASPAK.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në GJKKO pa avokat. Ai ka seancën paraprake të dosjes së SASPAK. Kur u pyet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nëse është me avokat apo jo, ish-ministri i Shëndetësisë u shpreh se “avokati ishte dje”. Kur e pyeti nëse mungesa e avokatit ka lidhje me bojkotin, Beqaj thotë se nuk e di. “Kanë patur një mbledhje, nuk e di çfarë ka ndodhur”, tha ai. Ish-ministri u shpreh se sot ishte në lidhje me dosjen SASPAK.