Arrestohet një 19-vjeçar gjatë protestës studentore në Tiranë
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë protestës studentore në Tiranë, ndërkohë që 5 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprime kundërligjore.

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës studentore ditën e djeshme në Tiranë. Personi, i identifikuar si O. C., 19 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.