Aktualitet

Papa Leoni XIV pranon barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri në audiencë private

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Papa Leoni XIV në Romë, gjatë vizitës Ad Limina Apostolorum.

Foto nga burimi: Papa Leoni XIV pret në Romë ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

Të gjendur në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum, një vizitë periodike që ipeshkvijtë e çdo vendi zhvillojnë në Vatikan, një herë në pesë vjet, barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV. Gjatë takimit, i cili zgjati më shumë se një orë, ipeshkvijtë informuan Papën mbi situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen Kisha dhe Shqipëria, duke paraqitur realitetin, sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen. Në emër të ipeshkvijve dhe të mbarë Kishës Katolike në Shqipëri, Papën e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Barinjtë e Kishës sonë i dhuruan Atit të Shenjtë ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Popullit Shqiptar, të punuar me mjeshtëri nga një artist shqiptar, duke përtërirë njëkohësisht ftesën për të vizituar vendin tonë. Gjithashtu, nuk mungoi edhe libri kushtuar martirëve të Shqipërisë, i cili përmbledh historinë e martirizimit dhe të qëndresës së lavdishme të Kishës në Shqipëri. Dhuratat u plotësuan me një pëlhurë zadrimore, simbol karakteristik jo vetëm i kësaj treve, por edhe i dashurisë, përkushtimit dhe punës së përditshme të duarve të nënave tona shqiptare.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.