Ekstraduar në Itali 40-vjeçari nga Shijaku, dënuar për trafik të kokainës
Një 40-vjeçar nga Shijaku është ekstraduar në Itali, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për trafik të kokainës.

Një 40-vjeçar nga Shijaku është ekstraduar në Itali, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për trafik të kokainës. Fatjan Stafën, i njohur edhe me aliasin Fatjan Dushku, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të drogës. Sipas dosjes hetimore, gjatë viteve 2009-2013, ai dyshohet se në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë organizonte trafikun e kokainës nga Holanda drejt Italisë, duke shërbyer si ndërmjetës deri në dorëzimin e drogës te shpërndarësit. Pas ekstradimit, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në një burg italian.