Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin, por pa detaje
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se beson se lufta me Iranin do te përfundojë shpejti, por nuk dha detaje te me tejshme se si mund te arrihet kjo.

Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur ne prag te zgjedhjeve te mesmandatit per Kongresin, qe do te mbahen me 3 nentor, deklaroi se beson se lufta me Iranin do te përfundojë shpejti. "Do te përfundojë shpejti", theksoi Trump gjate nje interviste per radiostacionin KCMO ne Kansas City. "Na duhet nje garanci se nuk do te ketë kurre armë bërthamore".
Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do te ndërmarrin sulme ndaj Iranit perpara zgjedhjeve. Ndërmjetësuesit e Katari jane rikthyer ne Teheran, ne kuader te përpjekjeve per te arritur nje marrëveshje mes Shteteve te Bashkuara dhe Iranit. Sipas një zyrtari i informuar mbi bisedimet, diskutimet po zhvillohen ne koordinim me SHBA-në. Të shtunën, Katari i paraqiti Iranit nje projektmarrëveshje paqeje, por një zyrtar i lartë iranian i hodhi poshtë propozimet dhe deklaroi se Teherani nuk e ndryshon qëndrimin e tij lidhur me programin bërthamor.