Ekonomi

Taksat e makinave do të ndryshojnë nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kjo është tabela me vlerën përfundimtare të taksës vjetore që duhet të paguajnë të gjithë shoferët në Shqipëri, duke nisur nga janari 2027. Taksat do të llogariten në bazë të vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit. Automjetet me naftë do të paguajnë më shumë se ato me benzinë apo gaz.

Foto nga burimi: Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë

Kjo është tabela me vlerën përfundimtare të taksës vjetore që duhet të paguajnë të gjithë shoferët në Shqipëri, duke nisur nga janari 2027. Taksat do të llogariten në bazë të vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit. Automjetet me naftë do të paguajnë më shumë se ato me benzinë apo gaz.

Taksat vjetore do të llogariten në bazë të vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit. Automjetet me naftë do të paguajnë më shumë se ato me benzinë apo gaz. Formula mbetet shumëzimi i cilindratës me koeficientin e vjetërsisë dhe tarifën sipas karburantit, por rriten tarifat dhe rishikohen koeficientët.

Për mjetet me fuqi motorike deri në 2 mijë kubikë, taksa do të jetë 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin. Për mjetet me fuqi motorike mbi 2 mijë kubikë, taksa fikse për llojin e karburantit është 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin. Kurse për autobusët, taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin.

Nëse marrim një shembull, një autoveturë e vitit 2016 me fuqi motorike 1,600 kubikë, me naftë dhe koeficient vjetërsie 0.24, që aktualisht paguan 4,800 lekë taksë vjetore, nga janari 2027 do të paguajë 9,600 lekë ose 100% më shumë.

Gjithashtu, për makinat elektrike parashikohet një pagesë fikse prej 15 mijë lekësh në vit, ndërsa për motorët elektrikë 1 mijë lekë. Për automjetet që klasifikohen si luksoze, taksa e posaçme vjetore rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë.

Në skemë përfshihen edhe rimorkiot dhe gjysmërimorkiot. Për ato me peshë deri në 50 tonë do të paguhet 1 lek/kilogram, ndërsa mbi këtë peshë taksa do të jetë 60 mijë lekë në vit.

Numri i mjeteve në qarkullim në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT-it, ka kaluar 1.1 milionë, ndërsa më shumë se një e treta e tyre është përqendruar vetëm në Tiranë. Një rritje me 8.7% brenda një viti.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.