Dhoma Kombëtare e Avokatisë ndërpret bojkotin në GJKKO
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka vendosur të ndërpret bojkotin në GJKKO, pasi Gjykata Administrative e Apelit pezulloi bojkotin. Bojkoti u fillua dy muaj më parë për të kundërshtuar rregulloren e re të GJKKO që ndalon përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të ndërpret bojkotin në GJKKO, pasi Gjykata Administrative e Apelit pezulloi bojkotin. Bojkoti u fillua dy muaj më parë për të kundërshtuar rregulloren e re të GJKKO që ndalon përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit.
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë vendosi të premten me 30 tetor që ndëpresë bojkotin e seancave në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, GJKKO, të filluar dy muaj më parë për të kundërshtuar rregulloren e re të kësaj gjykate që ju ndalon përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit. Pas mbledhjes së këshillit të premten, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia bëri me dije se pasi iu ishte vendosur në dispozicion vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit për masën që pezullon bojkotin, u vendos që të zbatohet ai vendim. Këshilli vendosi që bojkoti do të ndërpritet duke filluar nga dita e hënë.
Gjykata Administrative e Apelit pezulloi bojkotin pas një kërkesë padi dhe kërkesë për sigurim padie e depozituar nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion kundër bojkotit. Gjykata e Posaçme caktoi gjoba ndaj avokatëve që nuk paraqiteshin në seanca gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, avokatët u kërcënuan nga Këshilli i Dhomës së Avokatisë me heqje license nëse paraqiteshin në seanca.
Rreth një javë e gjysmë më parë, Komiteti Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë vendosi t’i pezullojë licensën për një periudhë dyvjeçare avokatit Ervin Beqiri, pasi u konstatua se ai kishte marrë pjesë në një seancë për zëvendesim mase sigurie.