Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët për rrezikun e protestave në Tiranë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët për rrezikun e protestave në qytet, duke përmendur se disa prej tyre janë shoqëruar me akte dhunë dhe përdorim të mijeteve ndezëse.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët për rrezikun e protestave në qytet. Në një njoftim, ambasada thekson se disa prej protestave të fundit janë shoqëruar me akte dhunë, përdorim të mijeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtime të pronës. Sipas njoftimit, demonstratat tjetra mund të zhvillohen në ditët e ardhshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Ambasada paralajmëron gjithashtu se protestat mund të sjellin bllokime rrugësh, devijime të trafikut dhe ndërprerje të shërbimeve publike. Për këto arsye, personeli i saj i është kërkuar të shmangë zonat ku zhvillohen demonstratat. Në të njëjten kohë, qytetarët u bëhet thirrje të tregojnë kujdes, të ndjekin informacionet e mediave lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve për të garantuar sigurinë e tyre.