Rrëzohet helikopteri në Himalaje, 6 persona vdesin në përplasje
Një helikopter është rrëzuar në një luginë në Himalaje, në Indi, ku kanë humbur jetën 6 persona, mes tyre pesë pasagjerë dhe piloti i mjetit fluturues.

Një helikopter është rrëzuar në një luginë në Himalaje, në Indi, ku kanë humbur jetën 6 persona, mes tyre pesë pasagjerë dhe piloti i mjetit fluturues. Helikopteri ishte nisur nga Badrinath, në shtetin verior të Uttarakhand, dhe u rrëzua në luginën Hoshimath. Autoritetet konfirmuan se të gjashtë personat që ndodheshin në bord humbën jetën nga përplasja.
"Pojët bëhen për të zhvendosur trupat nga vendi i përplasjes në rrugën me të afërt", njoftoi policia shtetërore në një deklaratë. Ndërkohë, Departamenti Meteorologjik i Indisë kishte parashikuar reshje shi në të gjithë shtetin, dy ditë pasi cikloni Arnab goditi bregun juglindor të vendit.
Shteti i Uttarakhand është një destinacion i rëndësishëm për pelegrinazhin hindu. Aty ndodhet edhe Badrinath, ku tempulli i shenjtë kushtuar perëndisë Vishnu tërheq miliona pelegrinë çdo vit. Për të lehtësuar udhëtimin drejt faltoreve malore, kompanitë të ndryshme ofrojnë shërbime transporti me helikopterë me qirë, të cilat përdoren kryesisht nga pelegrinët që deshirojnë të shmangin udhëtimet e vështira në terrenet malore.