Politikë

"Berisha: Përjashtimi nga Kuvendi tregon mendësinë e Ramës"

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se përjashtimi i tij dhe i disa deputetëve nga Kuvendi për shkak të trazirave në seancën e fundit plenare tregon mendësinë e kryeministrit Edi Rama, që nuk toleron asnjë lloj kundërshtimi apo sulmi mediatiK.

Foto nga burimi: "Përjashtimi nga Kuvendi tregon mendësinë e Ramës"/ Berisha: Nuk jemi organizatorët e protestës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme për përjashtimin e tij dhe i disa deputetëve demokratë nga Kuvendi për shkak të trazirave në seancën e fundit plenare.

"Ky është një përjashtim në kundërshtim me parimet themelore të kushtetutës së Shqipërisë për deklaratën time për të cilën deputeti është i lirë të shprehë në Kuvend. Ky përjashtim shpreh mendësinë prej trashëgimie të Edvin Kristaq Xhelati, i cili nuk toleron asnjë lloj kundërshtimi apo sulmi mediatik. Pse më përjashtoi se unë u thashë që ata deputetë që votojnë Ramën dhe ligjet e tij meritojnë të gjithë ato dhunë, terror dhe torturë që falangat e tij ushtrojnë ndaj studentëve paqësorë në revoltën e tyre.

Ai parlament është i krimit në atë parlament ka kriminelë më të medhenj se ata që janë në burgjet e Shqipërisë të llojit të Ballës dhe Ramës që janë më të medhenj se gjithë bosët e kartelave të lidhura me ta. Në atë parlament ka kriminelë dhe shumë se ata që janë në burg. Që nga koha e PPSH nuk ka ekziston një grup kriminal me mandat sesa ekziston sot. I kam thënë me vetëdijen me të plotë dhe mund ta faktoj para shqiptarëve se çfarë kriminelësh janë këta", tha Berisha.

Kryedemokrati foli më tej edhe për protestat studentore, ku tha se opozita i mbështet por theksoi se nuk është organizator i tyre.

"Partia Demokratike është në protestë që në datën 1 qershor, por dua të sqaroj një gjë. Vera që kaloi u karakterizua nga protesta më e madhe qytetare në historinë e vendit. Në këto rrethana, partia e protestës, nëna e protestës në Shqipëri, u përshtat dhe respektoi karakterin qytetar. Morën pjesë me qindra mijëra anëtarë të PD-së çdo natë, pa simbolet e saj. Vendosi të respektonte frymën dhe karakterin qytetar. Sa i përket protestës së studentëve, po përpiqen shumë për autoritet, por e vërteta është se protesta u thirr nga Sindikata e Universiteteve, më 13 tetor, te Ministria e Arsimit.

Analizat e rreme janë të neveritshme. Thirrjes për protestë iu përgjigj Forumi Rinor i Partisë Demokratike, dega e universiteteve. Kështu që, në datën 13 në protestë ishin me qindra anëtarë të strukturave të PD-së, por edhe grupe pa lidhje me Forumin. Edi Rama u hodh kafshërisht mbi ta dhe mendoi se duke i shtypur egërsisht ditën e pare, do të shuhej zëri i tyre. Përkundrazi, ata thirrën sërish protestë. Ne jemi në mbështetje të revoltës studentore dhe në mbrojtje të tyre. Strukturat tona në universitete dhe gjimnaze iu përgjigjën thirrjes për protestë, por nuk jemi organizatorë", tha Berisha.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.