Berisha: S'bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar
Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se nuk do të bëhet kryeministër nëse fiton zgjedhjet, por se qytetarët duhet të vendosin përmes një referendumi popullor.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të bëhet kryeministër nëse fiton zgjedhjet, por se qytetarët duhet të vendosin përmes një referendumi popullor. Ai tha se nuk ka ambicie personale për postin dhe se qytetarët duhet të kenë të drejtën të vendosin për kandidaturën e kryeministrit, nëse një forcë politike fiton zgjedhjet dhe përmbush angazhimet e saj elektorale.
Berisha rikonfirmoi gjithashtu qëndrimin e tij për kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Ai argumentoi se Shqipëria ka pasur disa rotacione politike nga viti 1990 deri në vitin 2013, ndërsa sipas tij, prej ardhjes së Edi Rama në pushtet nuk ka pasur ndryshim të pushtetit.
"Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet. Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeministër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojne edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin. Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor. Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtën. Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit. Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse zgjedhjet bëhen brenda një muaji pa Edi Rama. Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rrotacion sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Rama", tha Berisha.