Shitja e raketave Patriot për Ukrainën: një marrëveshje e vlerësuar 2.1 miliardë dollarë
Departamenti i Shtetit i SHBA ka miratuar shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, një marrëveshje e vlerësuar 2.1 miliardë dollarë. Paketa përfshin raketa Patriot Advanced Capability-3 Missile Segment Enhancement (PAC-3 MSE), të projektuar për të interceptuar kërcënime ajrore dhe raketore.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave të avancuara për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, në kuadrën e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Kievit. Vlera e marrëveshjes së propozuar përllogaritet në rreth 2.1 miliardë dollarë.
Sipas njoftimit të autoriteteve amerikane, paketa përfshin raketa të tipit Patriot Advanced Capability-3 Missile Segment Enhancement (PAC-3 MSE), të projektuar për të interceptuar kërcënime ajrore dhe raketore.
Këto raketa përfaqësojnë një version të avancuar të municioneve interceptuese që përdoren nga sistemi Patriot, i cili luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Kontraktori kryesor i mundshëm për realizimin e marrëveshjes është kompania amerikane e industrisë së mbrojtjes, Lockheed Martin.
Miratimi nga Departamenti i Shtetit përbën një hap në procesin e shitjes së propozuar, por nuk nënkon se marrëveshja është përfunduar apo se raketat janë dorëzuar.
Ky zhvillim vjen në kuadrën e mbështetjes ushtarake që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës, ndërsa forcimi i mbrojtjes kundër-ajrore mbetet një nga prioritetet kryesore të Kievit për përballimin e sulmeve me raketa dhe mjete ajrore.