Vrasja e Arlinda Zekajt: Avokati Ibraj deklaron se efektivi i policisë duhet të ishte në burg
Avokati Kujtim Ibraj e ka cilësuar vrasjen e Arlinda Zekajt në Kosovë si dështim të institucioneve, duke theksuar se viktima ishte lënë e pambrojtur nga institucionet, pavarësisht kërcënimeve që kishte marrë nga familjarët e ish-bashkeshortit.

Avokati Kujtim Ibraj e ka cilësuar vrasjen e Arlinda Zekajt në Kosovë si dështim të institucioneve, nga gjykata te policia. Ibraj deklaroi se vendimi i gjykatës nuk ishte zbatuar dhe se efektivi i policisë që ndiqte rastin duhet të ishte në burg. Ai theksoi se viktima ishte lënë e pambrojtur nga institucionet, pavarësisht kërcënimeve që kishte marrë nga familjarët e ish-bashkeshortit. Avokati kërkoi gjithashtu që Prokuroria të hetojë për vrasje në bashkëpunim ndaj dy vëllezërve të përfshirë në ngjarje. “Është e pafalshme se si është lënë nga shteti e pambrojtur”, u shpreh Ibraj.