"Rita Petro: Vrasja e Arlindës Zekajt është një pasojë e një sistemi zinxhir të korruptuar dhe indiferent"
Botuesja Rita Petro deklaroi se vrasja e Arlindës Zekajt në Kosovë është një pasojë e një sistemi zinxhir të korruptuar dhe indiferent, duke përfshirë pjesën e korruptuar të policisë dhe burokracitë që shoqërojnë institucionet.

Botuesja Rita Petro tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se vrasja e Arlindës Zekajt në Kosovë vjen si pasojë e një sistemi zinxhir, të lidhur me indiferencën e shtetit dhe pjesën e korruptuar të policisë. Ajo solli në vëmendje komunikimin e të ndjerës me togerin e policisë, për të theksuar se si burokracitë që shoqërojnë shpesh institucionet mund të jenë fatale për jetën e grave dhe vajzave, një fenomen që, sipas saj, ndodh edhe në Shqipëri.
Ajo tha se Arlinda Zekajt jo vetëm e kishte paralajmëruar vrasjen, por i thotë togerit: “Unë le të vritem, po ti do të përgjigjesh”. Dhe më ka bërë përshtypje një gjë shumë e rrallë: ajo nuk e ka prishur kurrë gojën. Një grua me kulturë, ajo ishte një grua heroinë. Rita Petro tha se vdekja e Arlindës Zekajt vjen nga një sistem zinxhir që lidhet me indiferencën e shtetit dhe pjesën e korruptuar në polici, që janë bullizuese ndaj grave. Është edhe një lloj burokracie. Ai togeri i kërkonte që t’ia jepte me shkrim, në një kohë që pas pesë minutash ajo mund të mos ishte më.