"Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, s’ka çfarë t’i ofrojë Perëndimit për Ballkanin"
Analisti Ilir Kulla ka thënë se kryeministri Edi Rama ka humbur ndikimin politik te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni, duke e çuar në një situatë ku nuk ka çfarë t'i ofrojë Perëndimit për Ballkanin.

Analisti Ilir Kulla ka komentuar zhvillimet politike në rajon dhe pozicionin e kryeministrit Edi Rama në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Kullës, Rama ka humbur ndikimin politik te shqiptaret në Kosovë dhe Maqedoni, duke e çuar në një situatë ku nuk ka çfarë t'i ofrojë Perëndimit për Ballkanin.
Kulla ka bërë një paralelizëm me situatën në Serbi, duke thënë se ashtu si Aleksandër Vuçiç ka bashkuar faktorët kundër vetes, edhe Edi Rama ka krijuar një situatë ku shumë aktorë politikanë janë kundër tij.
Sipas tij, në fillimet e angazhimit të Ramës në rajon, një nga kartat kryesore të tij ishte roli si faktor stabiliteti në Ballkan. Megjithatë, për ta ushtruar këto rola, kryeministri shqiptar duhej të kishte ndikim te aktorët politikë shqiptarë në vendet fqinje.
Kulla përmendi gjithashtu kundërshtimin e Kosovës ndaj ndryshimit të kufijve, deshtimin e nismës "Ballkani i Hapur" dhe largimin e Dritan Abazovicit nga pushteti në Mal të Zi, duke argumentuar se Rama ka humbur një pjesë të rëndësishme të instrumenteve politike që dikur i jepnin peshë në rajon.
"Këta i bëri të gjithë Vuçiç. Si në Shqipëri që ka bërë Rama bashkë të gjithë faktorët kundër vetes. Mendoj që Rama e nxori veten nga loja në momentin kur humbi ndikimin te shqiptaret e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptaret e Kosovës. Me ardhjen në Maqedoni në pushtet të atyre që janë sot në qeveri me Mickoswkin pra të VLEN dhe me pushtet të Albin Kurtit në Kosovë, ata nuk ia njohin këtë lidership dhe Rama nuk ka çfarë t’ofrojë në shkëmbim. Pasi në fillimet e para ishte që Rama ishte njeriu që do sillte stabilitetin por që të bënte këto gjëra Rama duhet të kishte ndikim tek këta", tha ai në emisionin "Zonë e Lirë" në News24.
Vetëvendosje dhe VLEN nuk është në ndikimin e Ramës", tha ai.