Aktualitet

Edi Rama bën "Mea Culpa"

3 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, bën një "Mea Culpa" për veprimet e tij si kryeministër dhe për mungesën e lirisë në vendin e tij.

Foto nga burimi: Edi Rama bën “Mea Culpa”

Kërkoj falje që, edhe pse shihja sinjale që bashkëpunëtorët e mi të afërt po pasuroheshin, i racionalizoja dhe i arsyetoja. Dhe acarohesha që kjo ju revoltonte: pakënaqësitë i dëgjova si sulm, dëshpërimin si ankesë dhe zemërimin si mungesë mirënjohjeje.

Mund të kemi hotele dhe biznese shumë të suksesshme. Por kemi edhe njerëz jashtëzakonisht të lodhur, që nuk do të arrijnë kurrë të kenë një shtëpi të tyre. Lodhja e tyre nuk zhduket, deri nëse nuk del në fotografi. Kërkoj falje për një Tiranë ku ngritem kulla dhe humbem oborre. U kërkoj falje fëmijëve që mësuan të rriten vetëm, sepse kuptuan lodhjen e prindërve përpara se të kuptonin nevojat e tyre.

Shitësit e minimarketeve mbajnë fletore me emra, bukë, qumesht, vezë, shuma të vogla që nuk paguhen kurrë. Që kanë nevojë të kërkojnë paratë, por e dinë se pas secilit emër është një njeri që nuk mund të paguajë. Në ato fletore është shkruar një Shqipëri që unë nuk e futja në kartolinë. U kërkoj falje të rinjve që lejova modelin ku për të ecur përpara duhet të njohesh dikë, të detyrohesh dikujt, të shitesh nga pak, ose të lësh Shqipërinë.

U kërkoj falje mjekëve të onkologjisë, që i vura përballë sfidës kujt të japin ilacinë e kujt të thonë të presë.

Pacientëve, që përpos dhimbjes së tyre duhet të durojnë braktisjen e shtetit. U kërkoj falje grave shqiptare për performancat e mia politike duke u ulur në gjunjë kryeministreve të botës, por jo para tyre. Disave u dhashë pozicione drejtuese, por kërkova që autoriteti i tyre të mos sfidonte timin. Sepse një grua nuk është e fuqizuar vetëm kur i jep një post. Është e fuqizuar edhe kur mund të të thotë “jo”, pa pasur frikë nga pasojat.

Kërkoj falje atyre që dolën të mbrojnë natyrën, jo sepse ishin kundër zhvillimit, por kundër shkatërrimit; dhe studentëve të tetorit që protestojnë jo për privilegje, por për të drejtën për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre.

U kërkoj falje policëve që i vura përballë njerëzve të cilët kanë po ata halle si ata. Kërkoj falje që nuk zhvillova jetën kulturore, por jetën e ahengjeve; që ngatërrova artin me spektaklin dhe kulturon me promovimin turistik. Dikur isha një artist rebel, por nga njeriu që nuk i nënshtrohej autoritetit, u bëra njeriu që kërkonte nenshtrim. Ndoshta ky është paradoksi më i madh i jetës sime: nuk më ndryshoi mungesa e lirisë.

Më ndryshoi pushteti që fitova.

Imagjinoni, edhe Vukicën më sheh si një aset për Shqipërinë. Dhe unë kam frikë të pyes veten: çfarë kam bërë për Kosovën, që në sytë e tij të jem kaq i dobishëm?

Unë, Edi Rama, pas kësaj mea culpa, jap dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë. Dhe kërkoj falje sidomos atyre që dikur besuan tek unë. Sepse nuk i zhgënjeva vetëm për atë që nuk bëra. I zhgënjeva edhe për atë që u bëra.

Mirëmbrëma. Unë jam Anila Sulstarova. Mea culpa.

Për një çast besova se njeriu që dikur guxonte të sfidonte autoritetin dhe pushtetin, do të kishte kurajon të sfidonte edhe pushtetin e vet.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.