Vranësira dhe reshje shiu për sot në Shqipëri
Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve malore priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike.

Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës. Përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzime në dete të forca 1-2 balle.