Sfidoi vdekjen dhe u zgjua pas disa muajsh nga koma, kush ishte Saimir Vishaj?
Avokati Saimir Vishaj, një nga emrat më të njohur të botës së drejtësisë në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Avokati Saimir Vishaj, një prej emrave të njohur të botës së drejtësisë në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Ai ishte i shtruar në spitalin e Traumës prej disa ditësh pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime të rënda në trup. Vishaj kishte përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1996 dhe ushtronte profesionin e avokatit që prej vitit 1998. Ai ishte një prej angazhimeve të tij kryesore drejtimi i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, detyrë që e mbajti prej vitit 2009. Gjatë karrierës së tij, Vishaj ka përfaqësuar klientë në disa prej çështjeve të bujshme penale në vend dhe ishte gjithashtu një zë aktiv në debatet publike për sistemin e drejtësisë dhe problematikat e gjyqësorit. Në tetor të vitit 2025, avokati shpalli kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit, duke nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur kandidimin e tij. Një tjetër periudhë e vështirë në jetën e tij ishte ajo e vitit 2025, kur u përball me një sëmundje të rëndë dhe kaloi në gjendje kome. Ai u intubua dhe u dërgua në Itali për trajtim të specializuar, ku u rikuperua dhe synonte t’i rikthehej aktivitetit profesional.