Aktualitet
Shtyhet seanca ndaj Vlora Hysenit në GJKKO
Avokati i Vlora Hysenit, ish-drejtuesja e SHISH, nuk e paraqiti klientën në seancën e GJKKO.

Më herët sot, avokati i ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, për seancën gjyqësore ndaj klientes së tij. Kastriot Selita është parë në ambientet e gjykatës, ndërsa, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Vlora Hyseni nuk është paraqitur në seancë.