Aktualitet

Komisioni Evropian shpall nesër udhërrëfyesin për Shqipërinë dhe Ukrainën, çfarë pritet të thotë për Shqipërinë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Komisioni Evropian do të paraqesë mërkurën një udhërrëfyes për përfundimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Ukrainën. Udhërrëfyesi është gati por nën embargo dhe disponohet për përfaqësitë e Shqipërisë dhe Ukrainës në Bruksel.

Foto nga burimi: Ekskluzive/ Zgjerimi BE-s, Top Channel zbulon detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, e shpall nesër Marta Kos

Komisioni Evropian do të paraqesë mërkurën një udhërrëfyes për përfundimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Ukrainën. Udhërrëfyesi është gati por nën embargo dhe disponohet për përfaqësitë e Shqipërisë dhe Ukrainës në Bruksel.

Një burim diplomatik në Bruksel i cili e ka parë udhërrëfyesin ndau me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, disa detaje se çfarë pritet të thotë për Shqipërinë. Komisioni Europian pritet të thotë se Shqipëria ka shënuar përparim të konsiderueshëm në negociatat e anëtarësimit.

Në pak më shumë se një vit janë hapur të gjitha grup-kapitujt e negociatave dhe janë përmbushur objektivat e ndërmjetëm për Grup-Kapitullin 1. Sipas draftit të udhërrëfyesit do të kërkohet që Shqipëria të ruajë ritmin e reformave dhe të kushtojë vëmendje si shpejtësisë, ashtu edhe cilësisë së tyre.

Sipas udhërrëfyesit Shqipëria dhe Moldavia mund të arrijnë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028, ndërsa Ukraina mund të vijë pas tyre deri në fund të vitit 2029. Kjo qasje e Komisionit Europian është në të njëjtën gjatësi vale me deklarimet e kryeministri Edi Rama i cili ka shprehur ambicien për të shkuar drejt fundit 2027-tës me negociata të përfunduara për anëtarësimin.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.