Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
Pas një studimi dhjetëvjeçar, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” botoi katër veprat filozofike të filozofit të shquar shqiptar, Isuf Luzaj.

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” ka pasur një studim të gjatë të dhjetë vitesh për të botojë katër veprat filozofike të Isuf Luzajt. Kjo veprimtari është një përpjekje për të nxjerrë në pah figurën shumëdimensionale të Profesorit. Luzaj ishte një personalitet i shquar, student i shkëlqyer në Paris, mësues i shkollave të mesme, politikan, veprimtar, antifashist i orëve të para dhe komandant çete. Ai u internua nga italianët dhe krijoi programin dhe statutin e Partisë Social Demokrake.
Luzaj i shfaqi që në fillim prirjet e tij antikomuniste dhe u bë veprimtar i bashkimit kombëtar. Ai ishte një antikomunist i vendosur, që e quanin komunizmin si një sëmundje kanceroze dhe antinjerëzore. Filozofi u dënua për vdekje dhe u largua nga vendi për t’i shpëtuar diktaturës komuniste, ku “Lumenjtë rrjedhin të kuq”, siç shkruante ai.
Jashtë Shqipërisë, Luzaj vijoi krijimtarinë si filozof, historian, sociolog, kritik, antropolog, poet dhe shkrimtar. Ai kishte një prodhimtari të jashtëzakonshme krijuese, që tashmë vjen e përmbledhur për lexuesin. Luzaj është një filozof i ekzistencializmit aktiv, që vepron dhe nuk është vetëm një ekzistues. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ai ishte një filozof i madh.
Aktiviteti ku u promovua, i emocionuar për finalizimin e kësaj kolane, nipi i Profesor Luzajt kujton atë përmes një shprehjeje, që qëndron po aq aktuale edhe sot. “Sa jemi shqiptarë, kemi të gjithë një farë, kemi të gjithë një besë, nuk jemi kurrë të ndarë”, tha nipi i Profesor Isuf Luzajt.
Instituti “Lumo Skëndo” synon të pasurojë veprën edhe me botimin e gjashtë vëllimeve të tjerë të krijimtarisë letrare, historike dhe memuaristike të Isuf Luzajt.