Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, automjeti i dëmtuar
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, një automjet i dëmtuar dhe hetimet e policisë për të zbuluar autorët.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:50 të natës në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet A. N. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.