Policia ndryshon pistën për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë
Policia e Bulqizës ka nisur të hetojë një pistë tjetër për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku, pasi konstatimet e paraishin se trupi i viktimës mund të ketë plagë të shkaktuar nga një armë zjarri.

Policia e Bulqizës ka nisur të hetojë një pistë tjetër për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku, pasi konstatimet e paraishin se trupi i viktimës mund të ketë plagë të shkaktuar nga një armë zjarri. Sipas konstatimeve paraprake, në trupin e viktimës dyshohet se është gjetur një plagë që mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri.
Familjarët e viktimës kishin njoftuar sallën operative të Policisë se Urim Fiku kishte humbur jetën pasi ishte sulmuar nga një ari. Policia tashmë i ka kthyer hetimet nga pista e vrasjes dhe kanë nisur shoqërimet e disa personave në polici, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe rrethanat. Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.