"Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro, Garda dhe zjarrfikësit të shihen dhe të mbështetën"
Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Malaj, propozoi që Ministria e Brendshme të vlerësojë mundësinë e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës së Republikës dhe zjarrfikësit. Kryetari i komisionit, Bledi Çuçi, vlerësoi projektbuxhetin e paraqitur nga Ministria e Brendshme, duke veçuar rritjen e pagave për punonjësit e Policisë shtetërore dhe shtimin e transfertës së pakushtëzuar për pushtetin vendor.

Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Malaj, propozoi që Ministria e Brendshme të vlerësojë mundësinë e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës së Republikës dhe zjarrfikësit, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave në garantimin e sigurisë dhe përballimin e emergjencave.
Malaj theksoi se edhe shërbimi zjarrfikës duhet të ketë një trajtim më të mirë financiar, duke pasur parasysh rreziqet me të cilat përballen punonjësit e këtij shërbimi.
Kryetari i komisionit, Bledi Çuçi, vlerësoi projektbuxhetin e paraqitur nga Ministria e Brendshme, duke veçuar rritjen e pagave për punonjësit e Policisë shtetërore dhe shtimin e transfertës së pakushtëzuar për pushtetin vendor.
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të Policisë shtetërore gjatë protestave të fundit.