Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën për vrasjen e çiftit të moshuar në Bodrishtë
Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 30 vite burg Thoma Mastorën për vrasjen e çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Vendimi u dhënë më 4 nëntor 2026, në përfundim të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 maj 2024.

Viktimat, Kosta Ilia, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup. Për këtë ngjarje u arrestua Thoma Mastora, i cili dyshohej si autor i vrasjes së dy të moshuarve. Gjykata e ka deklaruar fajtor Mastorën për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, duke e dënuar me 30 vite burg. Periudha e kaluar në paraburgim do t’i zbritet nga dënimi, ndërsa pjesën e mbetur do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.