Trump me plan emergjence për të vazhduar në detyrë
Presidenti amerikan Donald Trump ka një plan emergjence për të vazhduar në detyrë, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të mesmandatit.

Presidenti amerikan Donald Trump përballet me një dobësim të ndjeshëm politik, por ai sipas Reuters, e ka një plan emergjence për të vazhduar në detyrë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit. Planin e ka përgatitur bashkëpunëtorët e tij dhe ai synon që humbja të mos i paralizojë republikanin në Kongres.
Plani i Trumpit ka pesë pika kryesore, që nisin me vendosjen e tarifave të reja për tokat e rralla dhe turbinat e erës. Në politikën e jashtme, ai synon ruajtjen e iniciativës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në çështjet ushtarake. Nuk ka hapa pas për emigracionin, por ashpërsimi i politikave të vizave të punës dhe studimit, si dhe të masave migratore, do të vazhdojë.
Në ekonomi, pritet ndërhyrje në industri dhe në marrëdhëniet tregtare, ndërsa parashikohet një riorganizim i agjencive federale. Ideja është që kreu i shtetit të qeverisë sa më shumë me vendime presidenciale, pa pasur nevojë për miratimin e Kongresit, duke përdorur kompetencat ekzekutive dhe fondet që janë miratuar më parë.
Sipas raportimit të Reuters, Shtëpia e Bardhë ka përgatitur gjithashtu mënyra për të mbrojtur këto vendime nga sfidat ligjore dhe hetimet e mundshme të demokratëve. Këta të fundit ndërkohë pritet të nisin hetime parlamentare lidhur me pasurimin e Trumpit dhe familjes së tij, deportimet masive të emigrantëve, si dhe për abuzimet e dyshuara të zyrtarëve të administratës, veçanërisht të kreut të Pentagonit, Pete Hegseth. Përplasjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit rrezikojnë të sjellin një ngërç politik.
Trump, edhe pse po cilësohet si një “rosë e calë”, mund të përdorë veton e tij për të bllokuar nismat e demokratëve.