E rëndë në Vlorë, një punonjës elektrik humb jetën pas goditjes nga rryma elektrike
Një punonjës elektrik është vdekur pas goditjes nga rryma elektrike në fshatin Kocul të Vlorës.

E një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kocul të Vlorës, ku një punonjës i Drejtorisë së Tensionit të Lartë ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë kryerjes së detyrës. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 50 vjeç. Ai ishte pjesë e një grupi punonjësish që po kryenin punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Goditja nga korrenti ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin. Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën punonjësit. Hetimet pritet të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit në punë.