"Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit" - Tensionet mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
Protestuesit e Partisë Demokratike janë mbërritur pranë Ministrisë së Arsimit, ku kanë debatuar me protestuesit të thirrur nga studentët. Disa prej tyre kanë shkëmbyer fjalë lidhur me mbështetjen politike dhe praninë e demokratëve në tubimin e të rinjve.

Protestuesit e Partisë Demokratike kanë mbërritur pranë Ministrisë së Arsimit, ku kanë debatuar me protestuesit të thirrur nga studentët. Disa prej tyre kanë shkëmbyer fjalë lidhur me mbështetjen politike dhe praninë e demokratëve në tubimin e të rinjve.
Gjatë një bisede, një protestues e ka pyetur një protestuese se çfarë funksioni ka Sali Berisha në protestën e studentëve. Ajo është përgjigjur se prej 150 ditësh ndodhet në shesh dhe se Berisha i mbështet studentët, ashtu siç, sipas saj, edhe ajo i mbështet ata.
Ndërkohë, një tjetër protestues ka kundërshtuar praninë dhe ndërhyrjen e Berishës në protestë, duke iu drejtuar me tone të ashpra. "Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit! Edhe ti nuk del këtu. Por arsyeja pse nuk del është e qartë: populli dhe rinia nuk të duan, ndaj nxjerr veglat e tua për të prishur protestën."