Ronaldo ndërmbron pushime në vilën e tij prej 35 milionë eurosh
Cristiano Ronaldo është në pushime në vilën e tij në Portugal, pasi u tha lamtumirë kombëtares.

Në javën që emocionoi Portugalinë dhe botën e futbollit me lamtumirën e tij nga kombëtarja, Cristian Ronaldo ndodhet në vendlindje për të shijuar disa ditë pushimi. Sulmuesi po përfiton nga ndërprerja e kampionatit në Arabinë Saudite dhe shtyrja e ndeshjes mes Al Nassr dhe Al Hazem për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, për t’u relaksuar në vilën e re të tij në Quinta da Marinha në Cascais, një pronë e ndërtuar në harkun e disa viteve dhe me një vlerë prej rreth 35 milionë euro. Ronaldo udhtëoi drejt Portugalisë të mërkurën dhe në ditët në vijim u pa në klubin e padelit që është në pronësi të tij në Alvalade. Një ditë pas tij shkoi edhe bashkëshortja Georgina me fëmijët për të qenë së bashku në këto ditë pushimesh. Me të kaluar këto ditë pushimesh familjare, Cristiano Ronaldo do të kthehet në fushën e lojës; ai pritet të jetë i pranishëm në ndeshjen e 20 nëntorit që Al Nassr do të luajë me Al Qadsiyah për të vazhduar në ndjekjen ndaj objektivit të tij, arritjes së 1000 golave të shënuar.