Tragjedi në Poloni: Pesë të vrarë dhe rreth 10 të plagosur në sheshin e Krakovës
Pesë persona janë vrarë dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakovë, Poloni.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovës në Poloni, ku të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut kanë shkaktuar pesë viktima dhe rreth 10 të plagosur, mes tyre edhe efektivë policie. Sipas njoftimit të Policisë së Małopolska-s, ngjarja ndodhi rreth orës 15:00. Një person, i cili kishte hyrë me automjet në shesh, ka nisur të qëllojë me armë zjarri drejt personave të rastësishëm.
Pas ndërhyrjes së policisë, autori i dyshuar është qëlluar nga efektivët dhe u transportua drejt spitalit. Sipas raportimit nga BBC, ngjarja shkaktoi mobilizim të madh të forcave të policisë dhe shërbimeve të emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për të siguruar zonën. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe qytetarëve të shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit policor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e autorit.