Kronikë
Pronari la cigaren ndezur, zbardhet shkaku i zjarrit në Lezhë
Zjarri në një apartament në Lezhë u shkaktoi dëme materiale dhe plagë për disa banorë.

Policia ka zbardhur detajet e zjarrit në Lezhë, ku mësohet se pronari i banesës ka harruar një cigare ndezur dhe ka shkaktuar zjarrin. Zjarri u shkaktoi dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. dhe disa banorë kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore. Pronari i banesës është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për të kryer veprimet procedurale.