Urban Gen hap debatin për gjuhën e urrejtjes që pushton rrjetet sociale
Episodi i parë i "Urban Gen" diskuton mbi fenomenin e gjuhës së urrejtjes online dhe pasojat e komenteve negative në rrjetet sociale.

Në një kohë kur një koment mund të shpërndahet brenda sekondave dhe një video mund të kthehet në objekt gjykimi nga mijëra njerëz, kufiri mes lirisë së shprehjes dhe dhunës psikologjike bëhet gjithnjë e më i diskutueshëm. Nën moderimin e Kristi Lamajt, të rinjtë e "Urban Gen" përballën mendimet e tyre me të ftuar dhe ekspertë, duke diskutuar mbi pasojat e komenteve negative, presionin për t'u pranuar nga shoqëria, paragjykimet, dhe përgjegjësinë që mbart secili prej nesh pas ekranit. Projekti "Urban Gen" realizohet nga Fondacioni Dritan Hoxha, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, me synimin për të promovuar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në debatin publik dhe për të trajtuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt jetën dhe të ardhmen e tyre.