Aktualitet
Policia shpërndan protestuesit, boshatiset bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Protestuesit janë shpërndarë nga bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga policia.

Policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përdorur autobotet e ujit. Nga fillimi i bulevardit e deri te Ministria e Mbrojtjes, policia i ka zmbrapsur me ujë protestuesit. Ndërkohë, forcat policore vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri nëse do të ketë sërish tensione.